70 persona u arrestuan dhe 19 të tjerë u shpallën në kërkim pasi ishin të implikuar në shpërndarjen e drogës në kryeqytet. Në finalizim të operacionit “Tempulli 2” policia u përqëndrua në zonat problematike si Alliasi, Kafja e Rremës, Selita, Kinostudioja dhe në zonën e ish Bllokut në klabe dhe bare.
Shpërndarësit e lëndëve narkotike i kishin sofistikuar mënyrat e mbrojtjes nga policia. Shisnin vetëm brenda banesës kishin kamera në dyer e pallate. Një pjesë e tyre punonin 4-5 veta bashkë dhe kishin një furnizues, kishte raste që punonion si familje, siç ishte rasti në Selitë apo individualisht.
Kjo që shihni në këto pamje është banesa e Mamica Korteshit dhe Florand Karemanit. Prej gati një dekadë burrë e grua e kishin shndërruar në bazë të shitjes së kokainës dhe heroinës derisa policia mundi të faktojë aktivitetin e kryre kriminal dhe ndërhyu në banesë me ndihmë të forcave remea.
droga që dominon në kryeqytet është kokaina e cila konsumohet, natën dhe nga një moshë 35-40 vjeç. vendin e dytë e zë kanabisi që konsumohet nga një moshë më e vogël dhe që edhe kësaj here kemi pasur shpërndarje pranë shkollave.
Përveç kanabisit tradicional në tregun e shpërndarësve është futur dhe kanabisi laboratorik me THC të lartë i cili është kapur të hyjë në vendin
tonë nëpërmjet postës. Në pranga ranë 2 persona të cilët trafikuan 5 kg kanabis nga nga Chikago.
Ambalazhohej nëpër pako të mëdha të cilat presupozohej të kishin pjesë këmbimi pwr automjete në brendësi. Dërgoheshin në Shqipëri në emër të personave që kishin ndërruar jetë dhe autorët të cilët u arrestuan i tërhiqnin duke përdorur mjetet e identifikimit të tyre të cilat i kishin të fotografuara në telefon.
Gjatë këtij operacioni Policia e Tiranës sekuestroi 5.3 kg kokainë, 14 kilogram kanabis doza të shumta heroine si edhe sasi të konsiderueshme parash të përfituara nga ky aktivitet kriminal.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e
televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Arrestim#TopChannelNews
Ещё видео!