#rtvora #rtvoranews
Kur pritet në vendin tonë të vijnë dozat e para të vaksinës anti-Covid, qytetarët shprehen të gatshëm të kryejnë atë, ndërsa e konsiderojnë si një dritë jeshile për situatën pandemike. Të rrallë janë ata që nuk besojnë te vaksina, ndërsa cilësojnë të rëndësishëm vakisnimin fillimisht të mjekëve.
Frika nga pandemia duket se po zbehet me ardhjen e vaksinave, kjo të paktën konfirmohet nga disa qytetarë të cilët thonë se mbërritja e saj i bënë të ndihen më të sigurt.
Pavarësisht disa spekulimeve se vaksina anti-Covid mund të shkaktojë efekte anësore, pjesa më e madhe e qytetarëve në Tiranë shprehin gatishmërinë për tu përfshirë në këtë proces.
“Do ta bëjmë sepse është e nevojshme.”
“Unë do të jem i pari që do ta bëj vaksinën, të gjithë që marrin frymë të drejtohen dhe ta bëjnë vaksinën sa më shpejt.”
“Vaksinat nuk bëhen për të shkaktuar dëme por për ta mbrojtur njeriun.”
Të rrallë janë ata që janë mosbesues ndaj vaksinës anti-Covid, si dhe ata që janë infektuar më parë me këtë virus thonë se nuk do t’i nënshtrohen kësaj kure.
“Nuk është e nevojshme.”
“Jo, kam informacion që ka efekte anësore.”
“E kam kaluar nëna dhe nuk jam duke e bërë nja një vit.”
Gjithashtu qytetarët janë dakord që të parët që do të vaksinohen të jenë mjekët te të cilët kanë shpresë përpërballimin e kësaj situate.
Vaksinat pritet të vijnë në javën e tretë të janarit dhe do të jenë 5000 mjekë dhe të moshuarit që jetojnë në azil.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!