TEPELENË- Tre anëtarët e një familjeje nga Saranda kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Levan-Tepelenë.
Në timon ka qenë një djalë i ri i cili bashkë me prindërit ishte nisur nga Saranda për në Vlorë, por rrugës ka humbur kontrollin e mjetit. Makina ka dalë nga rruga, është rrotulluar dy herë dhe ka përfunduar në anë të saj.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojën banorët e zonës që mundohen tu vijnë në ndihmë të aksidentuarve.
“Nxirrni atë gruan, nxirrni atë gruan,”- thotë një prej të pranishmëve. Të tre janë dërguar më vonë në spital. Kryefamiljari dhe djali janë plagosur lehtë, ndërsa gruaja mësohet se ka marrë goditje në qafë.
(F.m/Dosja.al)
Ещё видео!