Një makinë është shkrumbuar nga flakët pasditen e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi në kilometrin e 6-të të autostradës, në rrugën dytësore. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës sqarojnë se automjeti në fjalë ka marrë flakë në ecje, si pasojë e një shkëndije elektrike.
Siç mund të shihet në këto pamjet të siguruara nga tvklan.al automjeti është përfshirë i tëri nga flakët, duke u djegur thuajse plotësisht. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses që bënë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar./tvklan.al
Ещё видео!