Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Pjesa më e madhe e firmave prodhuese dhe konsumatorë, nuk paraqiten për të bërë analizat e detyrueshme të lëndëve që përdorin për ndërtim. Ky është alarmi më i fundit i laboratorit shkencor të provave dhe analizave në qytetin e Elbasanit. Ky laborator është hapur me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të standartizimeve pranë këshillit të ministrave.
Sipas një ligji të caktuar, të gjitha firmat e ndërtimit, duhet të paraqiten, për t’u pajisur me certifikatën e detyrueshme për cilësitë e lëndëve që përdorin për të ndërtuar. Specialistët pranë këtij laboratori thonë, se pjesa më e madhe e ndërtimeve nuk i plotësojnë kushtet e kërkuara.
Kohët e fundit ky laborator ka konstatuar, se një pjesë e hekurit të importuar, zotëron një nivel të lartë radioaktiviteti, i cili është mjaft i dëmshëm për banorët./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!