Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha, do të sillte një bum zhvillimesh në partinë më të madhe opozitare. Nën presionin e amerikanëve, ish-kryedemokrati Lulzim Basha do të përjashtonte me vendim personal liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar, një vendim që nuk do të kapërdihej dot nga ky i fundit, i cili do të fillonte dy beteja paralelisht. Një betejë në një gjykatë korrektsionale në Paris me Sekrettarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe një tjetër me birin e tij politik, Lulzim Basha. Pas një sërë foltoresh dhe dy Kuvendesh Kombëtare, një Referendumi dhe një palë zgjedhjesh të plota, Sali Berisha, do të arrinte të merrte drejtimin e Partisë Demokratike, i mbështetur nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë, i dhënë më 25 mars, por i ankimuar më pas nga Enkelejd Alibeaj.
Në të tilla kushte, kur ish-kryeministri u zgjodh me votën e më shumë se 40 mijë demokratëve në krye të selisë blu, ka detyrën më të vështirë, të ringritjes së Partisë Demokratike, bashkimit të demokratëve dhe rikthimin e PD pas 12 vitesh në një forcë fituese.
Por si do të jetë ky vit zgjedhor për ish-kryeministrin Sali Berisha, në krye të Partisë Demokratike?
Ndonëse për pjesën më të madhe të demokratëve Sali Berisha është kryetari i partisë, për gjykatën vijon të jetë Lulzim Basha, edhe pse i dorëhequr publikisht, kjo për shkak se ky vendim nuk është pasqyruar në gjykatë nga partia. Në të tillë situatë, financa dhe drejtimi administrativ i Partisë Demokratike është në duart e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kryetarit të Komanduar, njëherësh kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. Ligjërimi i Berishës në krye të PD vijon të mbetet peng i gjykatës së Apelit, e për këtë Berisha ligjërisht nuk mund të kryejë asnjë veprim në emër të PD. Ky ngërç u tregua edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku ish-kryeministri nuk arriti të regjistrohej në KQZ si forcë politike, por vetëm në kuadër të koalicionit me LSI dhe PDK. Në këtë këndvështrim, për ish-kryeministrin Sali Berisha do të jetë më e vështirë të procedohet për zgjedhjet e 2023, pasi LSI ndryshe nga 6 marsi, do të ketë kandidatët e vet.
Nga ana tjetër bashkëpunimi me LSI, sërish ngre shumë pikëpyetje.
Presidenti Ilir Meta pritet të lërë mandatin e Presidentit më 24 korrik, për t’u rikthyer në LSI në Konventën Kombëtare të 25 korrikut. Në këtë konventë ai pritet të kandidojë për kryetarë. Teksa ish-kryeministri është shprehur i bindur në bashkëpunimin në opozitën me Ilir Metën dhe LSI, lëvizjet e fundit të Ilir Metës kanë ngritur shumë pikëpyetje. I bojkotuar nga të gjitha delegacionet amerikane dhe vetë ambasadorja Yuri Kim, së fundmi marrëdhëniet mes tyre duket se janë rregulluar. Në disa aktivitet Presidenti është parë krah ambasadores Kim, përfshirë edhe aktivitetin e festimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe pavarësisë së kësaj të fundit. Ndër zyrtarët e lartë që mungonin në këtë event, ishte edhe Sali Berisha. Afrimi i Metës me ambasadën amerikane, vë në pikëpyetje bashkëpunimin e tij me Sali Berishën.
Edhe bashkëpunimi i PD-së së drejtuar nga Sali Berisha me ndërkombëtarët është në pikëpyetje, ku disa zyrtarë të CDU-së gjermane janë shprehur të prerë se nuk bashkëpunojnë me personat e shpallur ‘non grata’. Pa një mbështetje ndërkombëtare ish-kryeministri do ta ketë përballjen akoma edhe më të vështirë me socialistët në pushtet.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Viti#Zgjedhor#TopChannel
Ещё видео!