Me rastin e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, këtë vit BQK-ja e ka realizuar vizitë në Gjakovë. Me këtë rast ekipi i BQK-së janë mirëpritur nga stafi akademik dhe studentët e Universitetit “ Fehmi Agani “ në Gjakovë, ku u mbajt ligjëratë për studentët e Fakultetit të Edukimit, me ç’rast Këshilltari i Guvernatorit në BQK, z. Blerim Terziqi foli për rolin dhe funksionet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në ekonominë e Kosovës, për strukturën dhe funksionimin e sektorit financiar në Kosovë, si dhe tema të tjera relevante. Ligjërata u mirëprit nga studentët dhe u zhvillua në formë të bashkëbisedimit me shumë pyetje e kërkesa të adresuara për fusha të ndryshme të lidhura me sektorin financiar.
Ещё видео!