Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga qyteti i Gjirokastrës. Pamje nga Shtëpia e të Moshuarve. Të moshuar duke biseduar me njëri tjetrin, nëpër dhomat e tyre dhe nëpër ballkone. Pamje nga qyteti i Elbasanit. Pamje të moshuarve duke biseduar me njëri tjetrin të ulur në stolat e lulishteve.
50 milion lekë për rehabilitimin e Azilit të Gjirokastrës. Janë dy shoqata bamirëse Tolba dhe Nehemia të cilat kanë ofruar fondin për këtë institucion. Ky Azil ka një kapacitet prej 50 vendesh dhe në të banojnë njerëz të moshës së thyer nga gjithë Jugu i Shqipërisë. Një ndihmë të madhe jep Misioni i murgeshave të shoqatës bamirëse Tolbi.
Por 165 lekë kuotë ditore që jep shteti nga buxheti i tij janë të pamjaftueshme. Shteti mund të mendojë më shumë për krijimin e ambjenteve më të posaçme. Punonjësit e këtij institucioni kanë kërkuar ndihmë financiare jo vetëm të shoqatave bamirëse të huaja por dhe të biznesmenëve vendas.
Janë 50 të moshuar që kërkojnë një strehë në Elbasan. Bashkia e Elbasanit është e paaftë tu sigurojë atyre minimalen e jetesës. Kështu ata janë të detyruar të flenë ku të mundin. Megjithëse janë bërë kërkesa në Azilet e Tiranës, Kavajës dhe Fierit, ku dhe këto institucione janë të mbingarkuara, problemi mbetet përsëri i pazgjidhur.
Drejtorët e këtyre azileve janë të pafuqishëm përpara çdo rasti të paraqitur. Të moshuarit e këtij qyteti presin pavarësisht se drejtuesit e Bashkisë i kanë kërkuar prej kohësh Qeverisë një fond të veçantë për eliminimin e këtij fenomeni.
Ещё видео!