Lajme Arkiva 2001
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, mohoi dijeninë e tij rreth mbledhjes së firmave për zhvillimin e një referendumi të gjerë në parti. Duke shprehur keqardhjen se këto lajmë vijnë nga media, Ruçi tha se nisma të tilla, nëse do të ketë do t’i sqarojë vetëm statuti i partisë.
Gramoz Ruçi: Nuk ka asnjë nismë të tillë institucionale dhe nëse do të ketë një nismë të tillë, këto nisma i sqaron qartë dhe saktë statuti i partisë, që buron nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues dhe përcakton formën sesi organizohet referendumi, si mblidhen firmat.
Mbledhja e firmave, të cilat unë kam iniciuar, është një veprim sa politik edhe organizativ, pikërisht për të zgjidhur problemet. Nuk bëhet fjalë për tërheqje, për rikompozime, për njërën, për tjetrën. Këtu, kur t’a realizojë struktura e partisë, sigurisht është ajo që do të marrë vendimet e saj, apo do të shprehen dhe pjesëtarë të kabinetit, anëtarë të këtyre forumeve.
Megjithëse pjesa më e madhe e drejtuesve të Partisë Socialiste kanë mohuar pak javë më parë ekzistencën e një krize morali të drejtimit, në lidershipin partiak, Ruçi dhe të tjerët kanë firmosur për mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, pikërisht për të diskutuar mbi krizën dhe fenomenet e përfolura nga kryetari.
Ruçi nuk mohoi mbledhjen e Kongresit për të parë një votëbesim të mundshëm të KPD-së, nëse rezulton se ajo është e atakuar.
Gramoz Ruçi: Kur bëhet fjalë për institucione, siç është kryesia e partisë, që ajo tashmë është e atakuar në publik dhe është e atakuar nga institucioni i kryetarit të partisë, është një gjë fare e moralshme votëbesimi. Amoralitet do të ishte të mos votëbesohesh.
Gazetarja: Por gjithsesi është edhe KPD-ja e atakuar nga kryetari.
Gramoz Ruçi: Sigurisht që mund të ketë nisma. Është i hapur problemi që në qoftë se edhe KPD-ja është e atakuar dhe arrihet në përfundime të tilla, përsëri problemi vazhdon. Ka institucion tjetër më të lartë që votëbeson KPD-në.
Gazetarja: Do të mblidhet Kongresi?
Gramoz Ruçi: Nuk e thashë.
Pak ditë më parë, selia e partisë rozë, me propozim të 73 anëtarëve, vendosi mbledhjen e jashtëzakonshme të KPD-së me datën 3 Dhjetor./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!