Nga e shtuna në orën 18.00, një litër naftë do të kushtojë 237 lekë nga 243 që ishte më parë, benzina rritet me 4 lekë dhe do të shitet tani me 227 lekë për litër ndërsa gazi do të shitet me 100 lekë, një ulje me 6 lekë për litër nga vendimi i mëparshëm. Këto janë cmimet e përcaktuara nga Bordi i Transparencës i cili ka lajmëruar se ato do të hyjnë në fuqi nga kjo pasdite dhe do të mbeten deri në vendimin e tij të radhës.
Sipas njoftimit të Bordit, cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 do të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet. Bordi sqaron se cmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë ai
i furnizimit në pikat e karburantit ndërsa ato për konsumatorët familjarë dhe industrialë, cmimi nuk përfshin akcizën. Bordi edhe një herë i ka tërhequr vëmendjen operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi, në rast të kundërt, do të ketë masa deri në pezullim aktiviteti.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Nafta#Benzina#TopChannel
Ещё видео!