Krahas protestës së pedagogëve, Sali Berisha paralajmëroi nisjen e aksionit opozitar në sheshe me qytetarët. Të rinjtë i ftoi t’i prijnë kësaj beteje deri në rrëzimin e qeverisë.
“PD po përgatitet për protesta të fuqishme, por do të mbështesim çdo protestë të drejtë. do merremi ne të gjithë me këtë njeri, se po nuk u morëm, ky nuk ka të ndalur. Unë kam besim tek ju, kjo betejë do të nisë dhe do të mbarojë me rrëzimin e kësaj qeverie.”
Sipas Berishës, vendi ndodhet buzë greminës për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, ndaj dhe protestën e pedagogëve e sheh si legjitime.
“Kërkesat e tyre janë absolutisht të drejta dhe të realizueshme. Çfarë është 40 % rroga, indeksimi i inflacionit të këtyre 8 viteve. Do të kenë të njëjtën fuqi blerëse si në vitin 2013”.
Sulm politik i cilësoi akuzat e Ramës ndaj kreut të Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i cili sipas tij gjatë kohës që ishte në krye të Drejtorisë së Analizës në SHISH zbuloi se oficerë policie mbillnin kanabis.
“Aty i dilte se 130 oficerë të lartë kanë marrë pjesë në mbjelljen e kanabisit. Ky nuk mund të gënjente se raportonte në shtet. Tani e shtrigëzon pavarësisht se Sekretarin e Përgjithshëm e ka pasur në të njëjtin pozicion. Për këtë ai meriton të vlerësohet. Jo të demonizohet. Tani që ky mbron një kauzë të drejtë, mëkati i tij na qenka se i paska shërbyer shtetit si drejtor në drejtorinë më të rëndësishme të SHISH.”
Edhe në takimin me një grup të rinjsh në Selinë Blu, Berisha premtoi se pas ardhjes në pushtet do të anulojë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të subvencionojë studentët, si dhe do të dyfishojë pagat për arsimtarët.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!