Ky është automjeti tip Mercedes Benz që përdori Fatbardh Ismaili gjatë sulmit me armë zjarri ndaj ish-deputetit socialist të Lezhës, Armando Prenga. Tv Klan ka siguruar këtë foto të makinës, e cila u gjet e braktisur disa kilometra larg vendngjarjes, në zonën e Fushë Kuqes.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se 29-vjeçari, Ismaili në momentin e krimit të jetë ndihmuar dhe nga një person tjetër. Nga ekspertiza e kryer në vendngjarje, 5 herë ka rezultuar se ka qëlluar autori në drejtim të ish-deputeti, i cili po lëvizte me automjetin e tij.
Plumbat e lëshuara në drejtim të makinës së Prengës, fatmirësisht nuk e kanë kapur atë. Shkak i këtij sulmi dyshohet të jetë bërë një konflikt i regjistruar disa ditë më parë, gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 në Kurbin ku u përplasen vëzhguesit mes te cilëve ishte dhe babai i autorit.
Tv Klan
#armandoprenga #makina
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!