TIRANA - Bashkia e Tiranës ka bërë publike sot paketën e penaliteteve për të gjithë ata qytetarë dhe biznese që dëmtojnë, zaptojnë apo ndotin ambientetet e përbashkëta.
Masat konkrete për çdo shkelje i ka bërë publike vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi që zhvilloi sot me 24 administratorët e njësive të Tiranës.
Në total janë 7 masa që kërkojnë jo vetëm të zhdëmtojnë pronën e dëmtuar, por edhe të ndërgjegjësojnë qytetarët për respektimin e rregullit dhe ligjit në jetën e përditëshme në komunitet.
Ещё видео!