“Të dashur miq, Edi Rama përsëri shpërtheu në urrejtje kundër mediave sociale”.
Me të njëjtat akuza sikundër në 2024-ën, Sali Berisha i është rikthyer Kryeministrit Rama edhe në nisje të vitit të ri.
Luftën e kundërshtarit të tij politik ndaj rrjeteve sociale e sheh jo vetëm si një akt censure ndaj opozitës, por edhe si një betejë me mullinjtë e erës, duke e krahasuar kreun e qeverisë me një ndër personazhet e Migel Servantes.
“Ai u tha shqiptarëve se ju bukë nuk keni dhe Facebook keni. Domethënë problemi i tij nuk ishte se nuk kishin bukë shqiptarë, problemi i madh ishte Facebook-u i tyre me ët cilin ata e kritikojnë dhe këtë ai nuk e duron dot. Por lufta me rrjetet sociale e Edi Ramës është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Ai do e humbasë këtë betejë”, tha Berisha.
Më herët, Berisha ka reaguar edhe për vendimin e marrë nga qeveria lidhur me mbylljen për një vit të TikTok në vendin tonë, duke deklaruar se vendimi i parë që do të marrë pas ardhjes së demokratëve në pushtet do jetë hapja e aplikacionit.
Sipas kreut të opozitës nisma e ndërmarrë nga Kryeministri Rama synon të godasë fjalën e lirë, pasi sondazhet thotë ai flasin për një rritje të audiencës së Partisë Demokratike në rrjetet sociale.
Tv Klan
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!