Flamuri shqiptar ndodhej në nëndetësen Titan ku humbën jetë pesë persona gjatë ekspeditës në rrënojat e anijes së Titanikut. Arsyeja pse flamuri kuq e zi ndodhej krah atij të Shteteve të Bashkuara, Kombeve të Bashkuara dhe Teksasit, është sepse një grua shqiptare ishte sponsor i ekspeditës që mbështet kompaninë, ‘Ocean Gate’.
Nëndetësja e cila kishte ndër të tjerë edhe sponsor shqiptarë është vlerësuar me disa çmime Guiness për zhytje të thella në oqeane dhe eksplorime të veçanta.
Nëndetësja që përdorej nga turistët për të parë rrënojat e Titanikut u zhduk 3,800 metra në fund të Oqeanit Atlantik. Shpresat për të gjetur pesë personat që ishin në nëndetëse thuajse janë shuar dhe tashmë po punohet për të identifikuar shkaqet e aksidentit.
Nëndetësja Titan, që operohet nga kompania me seli në Shtetet e Bashkuara, OceanGate, ishte nisur drejt anijes së fundosur Titanik të dielën në orën 08:00 sipas orës lokale. Titan nisi ekspeditën me 96 orë furnizime me oksigjen. Nëndetësja humbi kontaktin me anijen mbështetëse më pak se dy orë pas nisjes drejt Titanikut në Oqeanin Atlantik.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Titanik
Ещё видео!