Shtetet e Bashkuara dhe India janë shprehur të vendosura të bashkëpunojnë për luftën ndaj pandemisë së koronavirusit, teksa India përpiqet të vaksinojë popullsinë e vet prej 1.3 miliard banorësh, në kulmin e valës së dytë të pandemisë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, deklaroi të premten se Uashingtoni do të marrë hapa për të ndihmuar Indinë në krizën me pandeminë. “Në ditët e para të pandemisë, India ka qenë aty për Shtetet e Bashkuara, gjë që ne nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Blinken. “Tani ne duam të sigurohemi se do të jemi aty për Indinë,” shtoi ai. Sekretari Blinken i bëri këto deklarata pas takimit me Ministrin e Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar, që ishte gjatë javës së kaluar në SHBA, me qëllim sigurimin e ndihmave. Ai tha se India i është mirënjohëse SHBA-së për mbështetjen e fuqishme dhe solidaritetin në këtë moment kaq të vështirë. India ka regjistruar më shumë se 27 milionë raste me koronavirus dhe mbi 318,000 të vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Ajo është vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara sa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve, mirëpo të dyja shifrat besohet se nuk janë reale, pasi situata mund të jetë shumë më e rëndë. Aktualisht, vetëm 3 për qind e popullsisë në Indi është vaksinuar plotësisht.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#India#TopChannel
Ещё видео!