Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Reshjet e dendura të borës, që shoqëruan rajonin verilindor për mbi një javë, kanë vështirësuar jetën e banorëve, pasi jo në të gjitha rrugët rurale është ndërhyrë për pastrimin e borës.
Sipas banorëve të fshatit Gjegjan, në komunën Tërthore, për pastrimin e rrugëve të fshatit nuk ka ndërhyrë askush, ndërkohë që për rastet me probleme shëndetësore, i kanë sjellë në spital duke i mbajtur në krahë.
Fshati Gjegjan, i komunës Tërthore në Kukës është rreth 3 kilometër larg qytetit të Kukësit, në afërsi të autostradës Kukës-Morinë.
Këto dy ditë rritja e temperaturave ka ndikuar për shkrirjen e borës dhe ngricës në qarkun e Kukësit.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!