Pesë drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për mitdhënie.
Rastet janë regjistruar në Tiranë, Fier e Sarandë, ndërkohë që në javën që lame pas janë goditur 18 raste të mitdhënies.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia ka deklaruar se përgjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, 3 shoferë që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, për t’iu shmangur masave administrative, kanë tentuar t’iu ofrojnë para punonjësve të policisë.
Në qytetin e Fierit, gjatë kontrolleve parandaluese, është arrestuar një drejtues mjeti me xhama të riveshur dhe për t’iu shmangur gjobës, I ka ofruar një shumë parash punonjësit të policisë.
Ndërkohë, në Sarandë, është arrestuar një tjetër drejtues mjeti pasi nuk kishte vënë rripin e sigurimit e për këtë tentoi të korruptonte efektivët.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policë#Shofere#TopChannel
Ещё видео!