#reportTV #lajmeshqip #lajme
Festimet me rastin e Ditës së Verës kanë bërë bashkë në Elbasan Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Të dy janë parë në qendër të qytetit, ku janë grumbulluar një numër i madh qytetarësh.
Kryeministri Edi Rama është parë i shoqëruar i nga deputeti Taulant Balla, nga ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe nga kryebashkiaku Gledian Lllatja. Rama vizitoi disa tenda të vogla të vendosura në bulevardin kryesor të Elbasani me prodhime agro-ushqimore.
Ndërkohë që Basha është rrethuar nga militantë të PD-së, të cilët me flamuj dhe thirrje 'Rama ik' kanë shoqëruar kryetarin e tyre gjatë xhiros në bulevard. Kryetari i PD-së, ishte i shoqëruar edhe nga ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa.
Siç shihet edhe nga pamjet dhjetëra qytetarë janë mbledhur në qytetin e Elbasanit, duke neglizhuar masat Anti-COVID.
Ещё видео!