[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Nesër Komisioni i Ligjeve ka ftuar presidentin e republikës Ilir Meta të japë argumentet e tij në lidhje me nismën e socialistëve për ta shkarkuar nga posti i kryetarit të shtetit. Edhe pse kreu i shtetit kishte propozuar datën 10 maj për zhvillimin e seancës dëgjimore, shumica socialiste ka vendosur t’i japë 24 orë për t’u përgatitur.
ULSI MANJA
KRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE
“Në fakt kjo është një e drejtë e presidentit dhe detyrim i komisionit, por datën dhe kohën e vendosin ligjet. Mbledhja e radhës do jetë nesër në orën 11:00 dhe presidenti të dëgjohet nesër.”Arsyeja për nxitimin e komisionit të ligjeve janë afatet ligjore; pasi parlamenti mund të ngrejë një komision hetimor për shkarkimin e Ilir Metës deri në datën 9 maj. Nëse do të respektonte kërkesën e kryetarit të shtetit për t’u dëgjuar në datën 10 maj; nisma për shkarkimin e Metës do të ishte e vdekur. Pak ditë më parë 49 deputetë socialistë nisën procedurën për shkarkimin e presidentit të republikës Ilir Meta duke argumentuar se gjatë fushatës zgjedhore kryetari i shtetit u pozicionua politikisht e nxiti dhunë e konflikt në kundërshtim me kushtetutën.
Ещё видео!