Policia e Durrësit ka vënë në pranga Agron Bejdollin, krahun e djathtë të Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi i Shijakut’. Burime nga blutë e Durrësit bëjnë të ditur se Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit. Ai ishte shpallur në kërkim pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për “heqje paligjshme të lirisë”. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Aleksandër Lahon, në tetor të vitit 2022, morën peng në autostradën Durrës-Tiranë dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.
Vëllezërit Beqiraj po udhëtonin nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit, kur një automjet u ka prerë rrugën pranë mbikalimit të Maminasit. Indrit Beqiraj u mbajt peng për disa minuta dhe autorët e lëshuan pasi kishin ecur rreth 500 metra.
Më pas dy vëllezërit shkuan në komisariat, ku me dëshminë e tyre sollën një sërë arrestimesh, duke zbuluar një rrjet të vrasësve me pagesë.
Ditën që vëllezërit Beqiraj u morën peng ishin nisur të vrisnin shtetasit Geron Hasanbelliun dhe dy nipa e tij për shkak të një hasmërie të vjetër.
Porosia për këtë vrasje ishte dhënë nga Flamur Bejko, efektiv burgjesh dhe i cili kishte parapaguar 3500 euro, ndërsa vëllezërit Beqiraj kishin siguruar mjetet për realizimin e ngjarjes, konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!