Protesta e 8 janarit është një nga më të përfolurat, edhe për faktin se ishte hera e parë në historinë e pluralizmit politik, që zhvillohej një protestë e tillë në ambientet e një selie partie nga anëtarët e po këtij subjekti. Në të tillë situatë, shumëkush nga të dyja palët, tentonin të mos dilnin në pah, për shkak të ndjeshmërisë që kishte situata, e cila prekte militantët e tyre.
Por një pyetje që ka mbetur akoma pa përgjigje ka të bëjë me faktin se kush e kërkoi ndërhyrjen e policisë. Burime nga Policia e Shtetit por edhe nga kampi Basha, bëjnë me dije se kërkesa është bërë nga kupola drejtuese e partisë.
Një gjë e tillë rezulton edhe në një dokument të publikuar nga hakerat iranianë, që ia atribuojnë e-maileve të Drejtorit të Policisë së Shtetit.
Ndërhyrja referuar kësaj është bërë vetëm pas kësaj kërkese.
Asokohe për mediet nga Policia u shpërnda ky njoftim:
“Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se: Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.”
Por përkundër kësaj, rezulton se veç deputetëve, kanë qenë drejtuesit e PD që kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë, por pa specifikuar se kush prej tyre, pasi në kupolën drejtuese ishte Lulzim Basha, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, dhe 3 nënkryetarët, Tabaku, Duma e Gjekmarkaj.
Por krahas kësaj protesta nxori në pah të paktën 3 mangësi në radhët e policisë. Përdorimi i gazit lotsjellës në shumë raste është bërë pa urdhër apo komandë të drejtuesve të shërbimeve, por me iniciativë të vetë efektivëve. Po ashtu Burime bëjnë me dije se Policia ka probleme edhe me maskat kundragas që vetë ajo përdor, për shkak të konsumimit të filtrave. Efektivët si duket, nxirren në terren pa i pajisur me masat e nevojshme. Një tjetër mangësi si duket është edhe mungesa e kufjeve për efektivët por edhe drejtuesit, për të lehtësuar komunikimin apo edhe të tjera mungesa të këtij aspekti.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Protesta#8janari#TopChannel
Ещё видео!