Produktet ushqimore apo kozmetike me përbërje kanabisi shiten ilegalisht në Shqipëri, edhe pse tregtimi i tyre në vend është i ndaluar sipas ligjit në fuqi.
Së fundmi Policia e Tiranës ka vënë në pranga 1 shtetas e ka shpallur në kërkim një tjetër pasi tregtonin puro, çaj, ëmbëlsira me kanabis. Këto produkte të kontrabanduara në vendin tonë janë sekuestruar nga forcat blu.
Ndonëse Top Channel ka treguar disa muaj më parë përmes një vëzhgimi se si produkte të ndryshme me përbërje kanabisi reklamohen lehtësisht në rrjete sociale si dhe në dyqane , policia nuk mori masa për heqjen e këtyre produkteve nga tregu dhe goditjen e kësaj paligjshmërie, por u mjaftuan vetëm me gjoba nga Inspektoriati Shëndetësor për nxjerrjen në treg të produkteve jo të sigurta për shëndetin e njerëzve pasi ligjërisht në Shqipëri canabisi vlerësohet deri më sot bimë dhe lëndë me rrezikshmëri të lartë që nuk duhet të përdoret.
“Janë produkte kryesisht të importit, pa asnjë siguri për konsumatorët shqiptarët.”- u shpreh Romina.
Duke qenë se ky nuk është një biznes i ri në vendin tonë, sipas ekonomistëve kjo problematikë nxjerr në pah korrupsionin në strukturat e shtetit dhe ndaj duhet të kryhet një hetim më i hollësishëm jo vetëm për tregtarët por edhe për punonjësit e shtetit e inspektorët…
“Problemi nis që nga dogana që nënpunësit aty ndoshta nga papërgjegjshmëria apo nga korrupsioni nuk kanë kryer detyrën dhe kanë lejuar futjen e këtyre produkteve, më pas përgjegjësia kalon edhe te inspektorët.. drejtoria e tatimeve, inspektorati shëndetësor si dhe AKU…’- u shpreh Romina
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Produktet#Shqiperi#TopChannelNews
Ещё видео!