Vladimir Putin ka lëshuar një rrebesh të ri raketash mbi Ukrainë ndërsa një nga aleatët kryesor të tij thotë se rusia duhet ta kthejë vendin në shekullin e 19.
Disa ndërtesa banimi dhe qendra shëndetësore u goditën në valën më të fundit ndërsa raketat ruse ranë mbi Zaporizhia gjatë natës.
Shpërthimet u dëgjuan në të gjithë qytetin jugor të Ukrainës ndërsa Putin lëshoi 12 raketa S-300 në atë që druhet se ëhstë preludi i një vale të re sulmesh ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij hedhin poshtë pretendimet se ushtrisë ruse po i mbarojnë municionet. Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetin e Odesës dhe në Vinnitsia, pranë brigjeve ukrainase në detin e zi, edhe pse nuk është bërë ende e qartë nëse ka patur atje viktima. Ndërkohë që një raketë ruse u rrëzua nga një avion luftarak mbi kryeqytetin Kiev. E gjithë kjo ndodh ndërkohë që sirenat e alarmit për sulme janë aktivizuar në cdo rajon të Ukrainës. Zyrtarë rajonalë në Zaporizhia thanë se një sulm me 12 raketa ka goditur nërtesa publike. Shërbimet ukrainase të emergjencës i kërkuan banorëve që të qëndrojnë në vendstrehime ndërsa frika rritet se putin mund të ndërmarrë një valë të re sulmesh vdekjeprurëse mbi shënjestra civile.
“Paralajmërim! Gjatë ditës ka shumë mundësi për sulme me raketa në territor Ukrainas. Ju lutem qëndroni në vendstrehime për sigurinë tuaj, mos injoroni sirenat e alarmit”, shkruan ekipet e emergjencave në Telegram. Është konfirmuar ndërkohë se 19 persona janë vrarë dhe 105 të tjerë janë plagosur në sulmet e të hënës. Një raketë madje shpërtheu një ditë më parë pranë zyrës së presidentit zelenski ndërsa ishin goditur më shumë zona qendrore se më parë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ukrainë#Raketat
Ещё видео!