#izrael #lufte
Lufta në Rripin e Gazës do të vazhdojë dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se beson tek fitorja e plotë menjëherë pasi hodhi poshtë propozimin e grupit të rezistencës islamike Hamas për një armëpushim katërmujor dhe lirimin me faza të pengjeve.
Netanyahuri bëri zotimin e tij para popullit për të shkatërruar lëvizjen islamike palestineze, duke thënë se nuk ka alternativë tjetër për Izraelin.
“E nesërmja është dita pas Hamasit. Gjithë Hamasin.Ne jemi në rrugën e një fitoreje të plotë. Nuk ka zgjidhje tjetër. Dorëzimi ndaj kërkesave delirante të Hamasit jo vetëm që nuk do të çojë në lirimin e pengjeve, por thjesht do të ftojë një tjetër masakër,” tha Netanyahu në një konferencë shtypi.
Ai kërkoi gjithashtu zëvendësimin e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRËA.
Hamasi propozoi një armëpushim në Gaza prej katër muajsh e gjysmë, gjatë të cilit do të liroheshin të gjithë pengjet, ndërsa Izraeli do të tërhiqte trupat nga enklava dhe më pas të arrihej një marrëveshje për përfundimin e luftës.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e diskutoi propozimin për armëpushim me kryeministrin Netanyahu, ndërsa më herët bisedoi me udhëheqësit e Katarit dhe Egjiptit, që vepruan si ndërmjetës. Blinkeni më vonë u takua me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas në Ramallah.
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden tha se kërkesat e Hamasit shkuan shumë lart, por negociatat do të vazhdojnë.
Deri më tani, ka pasur vetëm një armëpushim, që zgjati vetëm një javë në fund të Nëntorit. Izraeli ka deklaruar më parë se nuk do t’i tërheqë trupat nga Gaza ose nuk do t’i japë fund luftës derisa Hamasi të zhduket.
Një burim i afërt me negociatat tha se kundërpropozimi i Hamasit nuk kërkonte një garanci për një armëpushim të përhershëm në fillim, por fundi i luftës do të duhet vendoset përpara lirimit të pengjeve.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!