Në një raport të qeverisë ukrainase, të siguruar nga Daily Mail, thuhet se moska po vendos pranë kufijve të saj rreth 100 mijë trupa ushtarake. Kremlini thotë se po kryen stërvitje por Kievi është i shqetësuar se ai mund të vendosë edhe raketa bërthamore në Krime, gadishullin që rusia e aneksoi me forcë në 2014.
Ukraina druan se më shumë se 100 mijë trupa ruse janë vendosur në kufijtë e saj, të gatshëm për ta pushtuar deri në fund të muajit. Një raport i qeverisë ukrainase, i siguruar nga Daily Mail, përllogarit se kremlini do të dislokojë edhe 30 mijë trupa shtesë, shoqëruar nga më shumë tanke dhe sisteme raketore në mbështetje të 80 mijë trupave që aktualisht janë pozicioniuar. Shifrat bazohen në të dhëna të inteligjencës dhe në foto satelitore që tregojnë një grumbullim masiv trupash dhe pajisjesh në kufi.
Moska ka pretenduar se nuk ka plane të pushtojë ukrainën dhe se po kryen stërvitje ushtarake, por Kievi është i shqetësuar se Kremlini mund të dislokojë edhe raketa bërthamore në Krime, gadishullin që rusia e aneksoi me forcë në 2014. Ministri ukrainas i mbrojtjes, duke folur para takimit të natos, tha se nuk mund të përjashtonte mundësinë se forcat ruse në krime të bënin provokime ushtarake domethënëse shumë shpejt. Infrastruktura e krimesë – sipas tij – po përgatitet për të mbajtur me gjasë edhe armë bërthamore – tha ai. Dhe vetëm prania e municioneve ushtarake në gadishull mund të cojë në një seri problemesh komplekse politike, ligjore dhe morale. Por, Vladimir Putin, nuk fshehu asgjë një ditë më parë me një stërvitje në detin e zi. Stërvitja u cilësua si një kontroll i gadishmërisë ushtarake nga zyrtarët rusë.
Raporti i parë nga Daily Mail, nga ministria ukrainase e mbrojtjes, nënvizonte se deri në fund të prillit 2021, rusët do të dislokonin 107 mijë trupa, 1300 tanke, 3700 mjete të blinduara dhe rreth 1300 sisteme artilierie dhe mortaja, përvec një sistemi lëshimi raketash.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VladimirPutin#Ukraine#TopChannel
Ещё видео!