Pronari i automjetit BMW x6 që përfundoi në digën e liqenit artificial në Tiranë është rimarrë në pyetje. Eldi Allushi, gjatë dëshmisë është justifikuar për arsyet që e shtynë të gënjejë duke thënë se ai ishte shoferi, kur në fakt ndodhej në banesë.
26-vjeçari u shpreh se dha dëshmi të rreme për të mbrojtur shokun e tij, të cilit i kishte dhënë në përdorim automjetin. I riu nga Durrësi u ka treguar efektivëve se Emiljano Nina, shkoi në shtëpinë e tij për të fjetur, pa i treguar se kishte shkaktuar aksident te liqeni artificial.
“Nuk i tregova policisë se nuk doja t’i bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi për përplasjen që kishte bërë me makinë.”
Eldi Allushi thotë gjithashtu se një oficer policie e ka marrë në telefon duke i kërkuar të paraqitet në komisariat lidhur me aksidentin. Gjatë bisedës në telefon, i ka thënë oficerit se aksidentin e kishte bërë ai dhe para përplasjes kishte pirë një cigare hashash.
“Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë.”
Deklarime ka dhënë dhe kushëriri i Eldi Allushit, Jurgen Allushi, i cili ndodhej pasagjer në mjet. I riu i cili po hetohet në gjendje të lirë, deklaroi se para aksidentit kishte konsumuar një ujë, ndërsa shoferi Emiljano Nina tre birra. Ky i fundit vijon të jetë në kërkim, i akuzuar për 7 vepra penale.
Eldi Allushi pritet të dalë para gjykatës të shtunën për tu përballur me akuzat e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, përkrahje të autorit të krimit, dhe moskallëzimit të krimit.
DENIMET E PARASHIKUARA PER ELDI ALLUSHI
Moskallëzim i krimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Përkrahja e autorit të krimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
DENIMET E PARASHIKUARA PER EMILJANO NINA
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt, dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet.
Largimi nga vendi i aksidentit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Shkatërrimi i pronës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Moskallëzimi i krimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta, dënohen me gjobë ose burg deri në tre vjet.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!