#shkup #festime
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Qytetarët presin ditë më të mira në 2023
“Edhe pak minuta kanë mbetur që të shënojë ora dymbëdhjetë dhe të nisë një vit i ri apo viti 2023, këtu jemi për të pyetur qytetaret se çfarë presin nga ky vit i ri”.
“Ju uroj të gjithëve festën e Vitit të Ri, gjithë të mirat në jetë.”
Në sheshin e Shkupit pati edhe shumë emigrantë që kishin vendosur që festat e fundvitit t`i kalojnë pranë familjes.
“Për Vit të Ri presim ndryshime sidomos për shqiptarët, punë vetëm punë që të rinjtë mos të ikin nga vendi kjo është porosia ime, kam ardhur nga Zvicra, unë jam i lindur në Shkup ndërsa punoj në Zvicër”.
Por jo vetëm kaq. Në shesh dolën të gjithë, pavarësisht moshës. Pesë pensioniste të stolisura me drita në kokë, kishin vendosur që së bashku të presin Vitin e Ri, në qendër të Shkupit, që më pas bashkarisht ta vazhdojnë festën në ambientet shtëpiake.
“Vetëm të jemi gjallë e shëndoshë, të kemi përparim në shtet, të mos këtë hipokrizi ajo është më e rëndësishme, të këtë miqësi, dashuria të mbizotërojë në shtet”.
Në sheshin e Shkupit pati edhe muzikë. Programi muzikor ishte pasuruar me emrat të njohur të estradës maqedonase, kurse munguan këngëtarët dhe muzika shqipe.
Pati edhe fishekzjarre që ngriti atmosferën festive në Shkup. Njerëzit uruan njëri-tjetrin me dëshira dhe shpresa që 2023-ta të jetë një vit më i begatë dhe më i lumtur.
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!