Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Gjykata e Tiranë ka lënë në burg pa afat 5 personat e arrestuar në Shqipëri të akuzuar si anëtarë të një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të armëve.Në qeli u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Muçalliu dhe Tonin Shkami.Gjatë seancës të arrestuarit kanë pretenduar se nuk janë përfshirë në trafikun e armëve dhe nuk kanë patur dijeni për aktivitetin dhe lidhjet që kishte Valter Osmani. Ky i fundit konsiderohet si një ndër kokat e grupit, i cili është arrestuar në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij në vendin tonë. Avokatët kanë pretenduar se ndaj klientëve të tyre mund të rëndojë vetëm akuza e prodhimit dhe shitjes së armëve, por jo ajo e trafikut ndërkombëtar.Hetimet për këtë grup kishin nisur që në muajin shkurt nga Sektori kundër Trafiqeve në Policinë e Tiranës. Referuar burimeve brenda grupit hetimor mësohet se Valter Osmani është banues në zonën e Kombinatit, ku blutë gjetën një pjesë të armëve të sekuestruara.Këto armë besohet se do të shkëmbeheshin me kokainë. Ka dyshime të forta se shtëpia e Osmanit përdorej si bazë për fshehjen e armëve dhe drogës.Në këtë operacion i përfshirë është edhe Euxhenjo Manushi i kapur pak ditë më parë me 1 kg kokainë të pastër së bashku me Klajdi Serjanin.Valter Osmani si dhe të arrestuarit e tjerë udhëtonin shpesh në Kosovë, udhëtime që përdoreshin për të transportuar armët dhe drogën. Sendet e jashtëligjshme shpesh herë kaloheshin me makina private, por edhe me autobusë të linjës.Shkëmbimi i armëve me drigë bëhej nga 25 deri në 30 gramë për kokainë të pastër dhe vlente vetëm për pistoletat. Sa i takon shkëmbimit të kokainës me armë të tjera më të sofistikuara, sasi e lëndës narkotike ishte më e madhe.Armët e zjarrit futeshin kontrabandë nga Turqia dhe më pas niste puna për modifikimin e tyre në një laborator në Kosovë./vizionplus.tv
Ещё видео!