Edhe ky përvjetor i protestës së 21 janarit 2011, u përkujtua me homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me familjarët e viktimave, vendosën lule në vendin ku 12 vite më parë u vranë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja.
Ana Veizi ishte vetëm 11 vjec kur babai i saj Ziver Veizi u qëllua në Bulevard. Sot, prej vitesh përsërit thirrjen për drejtësi.
Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit: Vitet kalojnë dhimbja nuk është se qetësohet përkundrazi bëhet më e vështirë sepse ne rritemi dhe e kuptojmë më shumë se çfarë është mungesa e babait. Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë e kam thënë më parë e do vazhdoj ta them çdo vit. Unë edhe vetë vazhdoj për drejtësi. Unë besoj në drejtësi, në drejtësinë morale. Nuk do heq dorë së besuari, do përpiqem t’I shkoj deri në fund me aq mundësi sa kam unë.
Kryeministri Rama në përfundim të homazheve zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me familjarët e viktimave. Ndërsa më herët, mesazhin për këtë ditë ndaj insituticoneve të drjetësise e dha ministrja Spiropali.
Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit per Parlamentin: Nuk jam këtu për të bërë politikë sot në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do të hapë menjëherë hetimin e çështjes. Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr dhe nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 Janarin.
Sa i përket hetimeve për ngjarjen, aktualisht ka vetëm një çështje në Prokurorinë e Tiranës dhe është ajo e vrasjes së Aleks Nikës, teksa predha që e la atë të vdekur është dërguar për ekzaminim në Itali. Më herët, gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!