Takimi i Sali Berishës dhe ilir Metës një ditë para se të zyrtarizojnë aleancën e tyre edhe në format të shkruar duket se ka vënë pikat mbi “I” për pozicionin dhe peshën që do të ketë Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë në zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Ilir Meta deklaroi se Berishës i ka propozuar vetëm një emër, për të cilin duket se ka marrë edhe pëlqimin e kryedemorkatit Berisha, “Drejtuesin e këshillit Bashkiak të Tiranës”
“ …I kam propozuar një emër për kryetarin e Këshillit Bashkiak Tiranës që e priti me kënaqësi… Do shikoni forcën e qytetarëve. Është super politikan”, tha Meta.
Euronews Albania mëson se super-politikani për të cilin flet Ilir Meta është ai vetë. Kreu i Partisë së Lirisë kërkon të drejtojë personalisht këshillin bashkiak të Tiranës, duke i dhënë kuptim kështu të gjitha deklaratave të mëparshme se Tirana do të jetë beteja e tij kryesore pas rikthimit të politikën aktive.
Zgjedhja në krye të këshillit bashkiak do t’i jepte jo pak fuqi Ilir Metës në qeverisjen e Tiranës, ku ndër më kryesoret janë:
Thërret mbledhjet e këshillit, i drejton ato në përputhje me rregulloren e tij, nënshkruan aktet që nxjerr këshilli, shpall rendin e ditës, për mbledhjen e ardhshme dhe njofton zyrtarisht organin ekzekutiv për paraqitjen e materialeve sipas tematikës së miratuar.
Duke pasur parasysh këto kompetenca, Ilir Meta duket se ka bërë gati dhe planin e punës në rast se do të konfirmohet në këtë pozicion.
Nëse opozita do të fitojë Tiranën në zgjedhjet e 14 majit mbetet të vihet në zbatim skema për të cilën Meta e Berisha kanë rënë dakord: PD kryetarin e bashkisë, dhe Ilir Meta drejtimin e këshillit bashkiak të kryeqytetit.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!