#oranews #luanbaci #pd #partiademokratike
Luan Baçi: Bashkia Fier, të parin aktivitet të vitit 2025, nuk ka menduar as ndonjë nismë për lehtësimin e të varfërve, as uljen e papunësisë, as përmirësimin e jetës së fierakëve, që ata të mos zgjedhin largimin, por një koncert festiv në Greqi.
Për këtë ka shpallur një tender, me datë 6 janar, pra para 2 ditësh, fituesi i të cilit do të shpallet me datë 8, dmth sot, për një aktivitet që do të zhvillohet me datë 11, pra pas tri ditësh.
Çdo gjë e bërë me ngut, në shkelje të procedurave të një shteti serioz, me qëllimin e vetëm justifikimin e turit të patronazhimit të Partisë Socialiste në Greqi, si koncert festiv patriotik.
Veç kësaj, kjo është një mënyrë për të fshehur milionat e tjerë, që do të trafikohen në mënyrë informale për shpenzimet e këtij eventi dhe të tjerëve, dhe milionave që do t’i mundësojnë bashkisë Fier dhe bashkive të tjera të Rilindjes dhe qeverisjes qendrore për të blerë, joshur, gënjyer dhe vjedhur votat e shqiptarëve në emigracion.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!