Enti Rregullator i Ujit ka publikuar vendimet për rritjen e çmimit të ujit pas kërkesës së dy shoqërive për 2 qarqe të vendit. Rritja e çmimit prej 1 Janarit të 2025 do të bëhet kryesisht për kategorinë e abonentëve familjarë për qarkun e Shkodrës dhe të Gjirokastrës, për të gjitha bashkitë përkatëse të tyre.
E para që do nisë rritjen e çmimit të ujit është Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër e cila mbulon Shkodrën, Vaun e Dejës, Pukën, Fushë-Arrëzin dhe Malësinë e Madhe.
Për abonentet familjarë në Shkodër dhe Vaun e Dejës në 2025 do të ketë rritje me 37.5 për qind të çmimit të ujit të pijshëm teksa për bizneset dhe institucionet nuk ka ndryshim. Familjarët do të paguajnë çdo m3 ujë me 55 lekë.
Për Vaun e Dejës rritja e çmimit të ujit është 31%, ndërsa për Fushë-Arrëzin pas hyrjes në fuqi të vendimit tarifa do të jetë 40 lekë/m3 ujë. Për Pukën rritja e çmimit prej 1 Janarit do të shkojë 40 lekë për m3. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rishikim të çmimeve edhe për Gjirokastrën.
Më konkretisht abonentët familjarë në Bashkinë e Gjirokastrës prej 1 Janarit do të paguajnë 50 lekë për m3 nga 46 lekë që paguajnë aktualisht. Rritje me 25% do të ketë edhe për abonentët familjarë në zonën e Përmetit me 50 lekë për m3 ujë. Ndërsa në Tepelenë dhe Memaliaj çmimi i ujit vitin e ardhshëm do të rritet me 51.5% nga sa paguajnë familjarët aktualisht.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!