Autoritetet e Kosovës e kanë vënë si prioritet aplikimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Synimet janë të qarta: Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe NATO. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një vjetorin e punës së saj si presidente, tha se janë duke punuar maksimalisht për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës dhe në NATO.
Përsa sa i përket Këshillit të Evropës, Osmani tha se 2/3 e ministrave që do të votojnë në KE janë nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Por sipas saj anëtarësimi në NATO është më i komplikuarpasi votimi dhe vendimi kërkon unanimitet të plotë. Megjithatë ajo tha se “Kosova do të sigurohet që t`i plotësojë të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO
Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Politika Zhvillimore KIPRED Lulzim Peci thotë se pa njohjen e Kosovës nga këto shtete, është pothuajse e pamundur që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.
Po ashtu, Kosova është vend potencial për vendin kandidat dhe i është premtuar perspektiva e anëtarësimit në Bashkim Evropian
Kryeministri Albin Kurti ka njoftaur se Kosova do të aplikojë këtë vit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Do
Por si e shohin autoritetet ndërkombëtare synimin e Kosovës por edhe të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës në BE, hapi i parë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Sipas tij, Kosova para aplikimit duhet që të konsultohet me shtetet anëtare në mënyrë që të arrihet konsensus i përbashkët.
Ai këshillon Prishtinën zyrtare, që Kosova të lëvizë përpara dhe të nisë negociatat edhe me vendet qe nuk e njohin duke i njoftur për qëllimet e Kosovës për anëtarësimi në NATO dhe BE.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NATO#Kosova#TopChannel
Ещё видео!