Shënohet rasti i parë i humbjes së jetës nga gripi në vendin tonë . Para disa ditësh një grua e moshës 61 vjeçe e cila vuante nga sëmundje kronike të zemrës, por që ishte prekur edhe nga virusi i gripit ka humbur jetën në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi.
Gruaja nuk ishte vaksinuar ndaj gripit dhe ka pasur menjëherë fillim të simptomave të rënda duke kaluar në penumoni. Por ndërkohë situata gripale në vend duket normale pasi siç dhe paraqitet në grafik është njëjtë me atë të një viti me parë kur deri më tani raportohen për 16 mijë të prekur në javë dhe ende nuk jemi as në prag epidemie. Këtë e konfirmon edhe Instituti i Shëndetit Publik
Iris Hatibi, specialiste në laboratorin e referencës në ISHP
Përveç të prekurve që manifestojnë simptoma më të lehta edhe pacientë të tjerë të shtruar në spital që janë në një situatë më të rënduar sikurse duket dhe grafik. Por specialistët shpjegojnë se virusi i tipit A duket të jetë pak më agresiv.
Ndërkohë që hartën e OBSH-së nisur dhe nga numri i të prekurve, Shqipëria renditet në nivele mesatar. Mjekët dhe specialistët të ISHP-së vijojnë të bëjnë thirrje që personat me sëmundje kronike duhet të vaksinohen pasi virusi i gripit ndikon në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#OBSH#ISHP#TopChannel
Ещё видео!