Gjatë natës mbrëmë në Qarkun e Dibrës temperaturat kanë shënuar -12 gradë në qytetin e Bulqizës, trashësia e borës është 70 cm si në Bulqizë dhe Peshkopi brenda në qytet, Ndërsa problem tani është ngrica që janë prezence në rrugë. Ne kemi komunikuar me instancat përkatëse si me prefekturat dhe bashkitë ato thonë që situata është nën kontroll nga ana tjetër banorët thonë që jemi të izoluar prej 4 ditësh.
Në zonat e thella të Qarkut të Dibrës bora arrin deri në 2 metra. Rrugët rurale sipas banorëve janë të bllokuara. Problem janë 115 familje në Terrnovë e Madhe dhe Terrnovë e Vogël që prej 10 ditesh janë të bllokuara, janë 1600 mbi nivelin e detit dhe trashësia e borës arrin deri në 2 metra në këto fshatra. Rruga naconale Peshkopi-Tiranë në disa segmente kalohet me vështirësi për shkak të prezencës së akullit në rrugë. Ka dhe mungesë të energjisë elektrike. OSHE po punon për rikthimin e energjisë elektrike.
Ещё видео!