Tirana zyrtarisht ka hyrë në muajin e bukur të festave të fundvitit. Sikurse e do edhe tradita, në 6 dhjetor në sheshin "Skënderbej" u ndezën edhe dritat e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Në këtë muaj festiv dritat shumëngjyrëshe dhe zbukurimet i japin më shumë gjallëri qytetit, duke na bërë të gjithëve që të ndihemi më të lumtur. I pranishëm në ndezjen e dritave të pemës, nën tingujt e muzikës së bandës frymore dhe korit të Liceut Artistik, ishte edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili u shpreh se festat janë një moment fantastik për qytetin, ndërsa bëri të ditur, se përgjatë gjithë këtij muaj do të ketë një sërë aktivitetesh në ndihmë të njerëzve që kanë nevojë.
Erion Veliaj: Festat janë një moment fantastik për qytetin. Një moment kur kujtojmë së janë kënaqësitë e vogla, që janë dritat, që është dashuria për familjen, që janë fëmijët që kanë mbushur qytetin tonë. Janë hapësirat, ku takojmë njëri-tjetrin dhe shkëmbëjmë me njëri-tjetrin, si je a u lodhe, si po shkojnë festat, gëzuar, urime janë një nga periudhat më të bukura të vitit. Besomeni, ka gjëra që nuk janë perfekt edhe në Tiranën tonë. Në fakt në të gjithë botën ka gjëra që nuk janë perfekt, por gjatë kohës së festave është momenti, kur gjithsecili prej nesh kërkon veten e vet më të mirë. Njeriun më bujar, që ka brenda vetes, njeriun më të dashur dhe unë besoj që ky është një moment fantastik, ku të gjithë ne të kërkojmë më të mirin që kemi brenda vetes dhe të japim dashuri në Tiranë.
Veliaj i bëri thirrje qytetarëve që përgjatë këtij muaji solidariteti t’u gjenden pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Duke falenderuar të gjithë ata që kanë punuar për këto ditë festive, kryebashkiaku shtoi se gjatë këtij muaji kryeqyteti do të vezullojë më shumë se kurrë.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!