Forca të shumta policore, njësitë operacionale si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, zbarkuan në rrugët e Elbasanit, mbrëmjen e 1 shkurtit, ku u firmosën më shumë se 28 urdhër arresti, për një skemë të mirëorganizuar të bashkëpunimit të policisë me të dënuarit famëkeq të botës së krimit.
Megaoperacioni i Shërbimit për Kontrollin e Brendshëm të Burgjeve, daton që prej vitit 2020, dhe është shtrirë në tre qytete, Elbasan, Peqin dhe Vlorë. Ka qenë vetë shefi i policisë së burgut të Elbasanit, Hysni Ndreu, që ka lejuar futjen e drogës në institucionet e vuajtjes së dënimit si dhe të lojërave të fatit e sendeve të paligjshme.
Krahas Ndeut, plot 11 efektivë policie janë bërë palë me të dënuarit, duke mbyllur sytë e shpesh herë duke u bërë ndërmejtësit kryesorë të kalimit të lëndëve narkotike brenda qelive të burgut.
Drejtoria vendore e Policisë së Elbasanit ka dalë në një deklaratë zyrtare lidhur me megaoperacionin, që ndaloi 28 personat e implikuar në këtë ccështje.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit. Gjithashtu, këta shtetas cenonin rëndë rregulloren e brendshme të funksionimit të institucioneve në burgje.
Nëntë të burgosur kanë marrë urdhër ndalimi, ndër të cilët edhe të burgosur ‘VIP’ apo emra famëkeq të kriminalitetit në vend, për shkak të të shkuarës së errët. Një ndër emrat e mëdhenj është ai i Gazmend Brakës, apo siç njihet ndryshe ‘Gaxhai’, koka e bandës së Vlorës gjatë trazirave të 97, i cili pas dënimit tentoi të kryente një skemë arratisjeje nga qelitë e burgut, si ajo e El Chapos në Meksikë.
Emrat e tjerë të 'spikatur' si të përfshirë në këtë mega operacion janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj. Ky i fundit është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë, ku u dënua 35 vite burgim pas shqyrtmit të çështjes nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri. Aleksandër Sinanaj dyshohet si një nga grabitësit e maskuar të grabtijes së vitit 2011, të Bankës Kombëtare Tregtare që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali. Mbi Grorin rëndon akuza e një vrasjeje të kryer në Milano. Ndërkohë Klajdi Gjeci, u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në Maj 2020
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Elbasani#Shtetrrethim#TopChannel
Ещё видео!