Komisioni i reformës zgjedhore u mblodh rreth miratimit të kalendarit të punimeve të zhvilluar me dyer të mbyllura, për të transmetuar për mediat takimin prej pikës 4 të rendit të ditës, seancës dëgjimore me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Institutin Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit Zgjedhor.
Të raportuara nga përfaqësues të institucioneve si më kryesoret për të për adresim ishin depolitizimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, financimi i partive politike, përfshirja e shoqërisë civile në proces si dhe vota e shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijve.
Përpara kërkesave, dy ishin pyetjet e deputetëve.
Enkelejd Alibeaj: “Mirë është që partneriteti të jetë dhe serioz. Keni ju studime serioze, empirike apo teorike nga të cilat ju të keni ekstraktuar të gjitha këto”?
Gerta Meta në emër të Koalicionit të Vëzhguesve Vendor, provoi të përmbyste situatën.
Gerta Meta: "Ne kemi harxhuar kohë edhe kemi nxjerrë përfundime afatshkurtër, afatgjatë dhe i kemi paraqitur pranë komisionit sa herë ju keni kërkuar komente nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë. A mundet ju të na thoni sa prej tyre i keni marrë në konsideratë dhe pse ka ndodhur kjo gjë"?
Situatën e risolli në rend, bashkëkryetari socialist, Blendi Çuçi.
Bledi Çuçi: “Historinë e lexon komisioni këtu dhe jo të ftuarit dhe sa herë që të thirreni nga çdo komison parlamentar ose jo në lidhje me këto çështje, unë gjykoj që duhet të jemi të përgatitur sikur asgjë nuk është thënë më përpara dhe nuk është bërë më përpara”.
Në përfundim të raportimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit nga Andi Muratej, emër i dëgjuar ky jo pak për shkak të kandidaturës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për kandidatët që vijnë nga shoqëria civile, i përfshirë në listë nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit edhe pse i skualifikuar nga ONM për mos përmbushje të kritereve, Enkelejd Alibeaj u fut në çështje konkrete.
Kristaq Kume nga Instituti për Zhvillimin e Sistemit Zgjedhor preku edhe çështjen e sistemit zgjedhor, për të cilin kërkoi fillimisht dakordësinë politike të palëve, për sistemin e votimit në Shqipëri, për të kaluar më pas në specifika të secilës./abcnews.al
Ещё видео!