Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se paga minimale do të rritet nga 34 mijë lekë në 40 mijë Lekë dhe ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 Prill.
Ministrja Ibrahimaj e dha vendimin pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në prononcimin me gazetarët.
Delina Ibrahimaj: Sot u mor vendimi për përcaktimin e pagës minimale, i cili sipas vendimit shkon nga 34 mijë në nivelin 40 mijë Lekë. E rëndësishme të theksojmë se gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të pagave. Rritja që sot u miratua është prej 6 mijë Lekësh bruto.
Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit privat dhe atij publik që në datën 1 Prill. Synojmë që në vitet e ardhshme, pagat të bëhen konkurruese pasi është e rëndësishme dhe ndikojnë në mirëqenie. Jemi duke hartuar një politikë të rritjes së pagave, është e rëndësishme që ajo të vijë në rritje në ndërtimin e zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e çmimeve.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!