Një efektiv i repartit “Shqiponja” mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios. Burime nga Ministria e Brendshme sqarojnë se ngjarja ndodhi gjatë kohës që patrulla e policisë po ndiqte një person të dyshimtë.
Ishte pikërisht ky person i identifikuar si Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili hapi zjarr në drejtim të efektivëve, duke plagosur njërin prej tyre.
Efektivi Edlir Alleshi ka marrë dy plumba në zonën e barkut dhe pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ai mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë Edlir Alleshi. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, tha Ministria e Brendshme në reagimin e saj për mediat.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!