Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi deklaroi se ka një kasetë, ku tregohet sesi ish-kreu i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi u dekorua nga kryeministri Edi Rama si ambasador i Shqipërisë në NATO.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Murrizi u shpreh se kur ishte në opozitë në vitin 2012, Rama e akuzoi Ajazin se e kishte përgjuar dhe pasi erdhi në pushtet, i dha dekoratë.
“Ju me ata të 2011-s, Blendi, bëtë aleancën e qelbësirave më 1 prill 2013, qeverisët 4 vjet. E bëtë Kryetar Kuvendi dhe President pa asnjë votë të PD-së. E akuzuat në vitin 2012, Met Rrumbullakun dhe Tonin Vocajn si pjesëtar të grupit “Çiftelia’ ku u vra komisar Lamaj.
Ngritët Komision Hetimor me kryetar Spartak Brahon dhe deputetin Lutaj të Mallakastrës, për të hetuar Visho Ajazin, se i kishte përgjuar. Ka një kasetë të turpshme për atë. Është dekoruar në mënyrë të fshehtë në zyrën e Ramës, i vuri dekoratë në qafë dhe e bëri ambasador të Shqipërisë në NATO, atë për të cilin ju ngritët Komision Hetimor”, theksoi ai.
Nga e hëna në të enjte, në orën 21:00, me Erla Mëhillin, hedhim dritë në korridoret e errëta të
politikës! Zona e debatit, përplasjes, argumenteve në Euronews Albania.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ] #now#ErlaMehilli#euronewsalbania
Ещё видео!