Protestat në Iran, kundër mungesës së ujit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike, janë duke u përhapur nëpër rrugët e Teheranit, derisa protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur “Vdekje diktatorit”. Shërbimi iranian i Radios Evropa e Lirë, ka cituar video dhe tekste të publikuara nëpër rrjetet sociale, që tregojnë se marshet janë mbajtur në Teheran, në mëngjesin e 26 korrikut. Zëvendës-Guvernatori i Teheranit, Hamidreza Goodarzi, ka konfirmuar protestën e së hënës. Ai ka thënë se arsyeja e protestës është “mungesa e energjisë elektrike”. Mirëpo Shërbimi iranian i REL-it, ka thënë se protestuesit e Teheranit kanë shprehur mbështetje edhe për protestat në Kuzestan dhe qytete tjera iraniane, ku po mbahen marshe nga 15 korriku, për shkak të mungesave të ujit. Në një video të publikuar nga Teherani, protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe kanë kritikuar klerikët islamikë, që kontrollojnë jetën në Teheran, duke bërtitur: Topat, tanket, fishekzjarrët dhe mullahët duhet të largohen”. Në disa video tjera, protestuesit e rinj kanë bërtitur, “Trup Khameneit”, duke iu referuar liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Të tjerë janë dëgjuar duke thënë: As për Gazën, as për Libanin, sakrifikoj jetën për Iranin”. Këto slogane janë dëgjuar për dekada nga ata që kundërshtojnë politikat e Qeverisë iraniane, e cila ofron ndihmë financiare dhe armë për grupet militante palestineze dhe luftëtarë të Hezbollahut në Liban. Irani është duke u përballur me thatësinë më të keqe në 50 vjetët e fundit, çka ka rezultuar me mungesa të ujit dhe dëmtim të bujqësisë. Protestat në këtë vend vijnë edhe teksa Irani përballet me një valë tjetër të pandemisë së koronavirusit dhe ekonomia vazhdon të ketë probleme nga sanksionet e ashpra amerikane.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Iran#Diktatori#TopChannel
Ещё видео!