[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ende nuk ka asnjë motiv per ngjarjen e rende qe ndodhi dje ne Lezhe ku u ekzekutua një 23-vjeçar dhe një person tjetër mbeti i plagosur. Policia nuk ka mundur te bjere ne gjurme te autoreve. Ngjarja ndodhi në një lokal pranë gjimnazit, ku Kristjan Marku 23-vjeç u qëllua disa here me pistolete dhe mbeti i vdekur në vend. Sipas dëshmitarëve okularë, i riu e ka pare vrasësin dhe është përpjekur te ndërrojë rruge, por nuk ia ka dale. Nga të dhënat e para, behet e ditur se kanë qenë dy persona të cilët po lëviznin me një automjet pa targa ata qe kanë qëlluar në drejtim të 23-vjeçarit kur ai sapo kishte dalë nga një lokal. I plagosur rëndë aksidentalisht në këtë ngjarje ka mbetur edhe 38-vjeçari Altin Gjoni, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë një plumb ne pjesën e kokës. Identifikimi i autoreve vështirësohet pasi ata kanë qëlluar nga automjeti i tyre në lëvizje dhe gjithçka ka ndodhur në një hark kohor mjaft të shkurtër. Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të lokalit ku ka ndodhur ngjarja. Burimet e policisë bëjnë me dije se viktima, nuk ka pasur precedent penale.
Ещё видео!