Kryetari i Komunës së Zvecanit Ilir Peci kundërshtoi nisëmn e qeverisë së Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të komunave përmes nismës së peticionit. Sipas tij, nuk ka arsye pse tja japërsh dikujt tjetër mundësinë që të të shkarkojë, kur bashkë me kryeministrin kund të arrihet një marrëveshje tjetër për të mirën e qytetarëe.
“Kjo mënyra e peticionit mua nuk është aspak duke më pëlqyer, për shkak se pse me ia dhënë mundësinë dikujt tjetër të të shkarkojë ty, kur ne mundemi si kryetarë të komunave së bashku me kryeministrin të arrijmë një marrëveshje ndryshe për të mirën e qytetarëve… PDK-ja prej pasluftës vetëm njëherë i ka humbur zgjedhjet këtu në Komunën e Zveçanit, gjithmonë kemi qenë të parët dhe shpresoj përsëri do të jemi”.
Optimist se do dalë fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do mbahne në katër komunat në veri të vendit, Peci tha se përgjithësisht punët po shkojnë mirë.
Kryetari i Komunës së Zvecanit foli edhe për shkarkimin e nënkryetares së kësaj komune, Sllagjana Pantoviq, duke thënë se ajo dëshironte shkarkimin, për shkak të politikës së saj partiake.
Sipas tij, ajo gjithmonë ka qenë në kundërshtim me zyrtarët të cilët janë serbë dhe punojnë ende në Komunën e Zveçanit
Kujtojmë se të martën presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Kosova është duke e zbatuar me besnikëri marrëveshjen e Bratislavës, sipas të cilës janë reduktuar forcat policore në dhe për rreth objekteve komunale në komunat veriore.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Shkarkimi#Peticioni
Ещё видео!