Takimin e radhës me qytetarët për t’i ftuar të protestojnë krah tij në 16 Shkurt në Tiranë, Lulzim Basha e vijoi në Kukës. Kryedemokrati u njoh me shqetësimet e banorëve, e në përgjigje të shqetësimeve të tyre, shefi i opozitës tha se PD ofron jo premtime, por një plan konkret.
Takimin përgatitor të radhës për protestën e 16 Shkurtit në Tiranë, Lulzim Basha e vijoi në Kukës. Kryeministri Rama, një javë më parë nga foltorja e parlamentit e sfidoi kryeopozitarin Basha me marrjen e karriges së pushtetit lokal atje në Qershor, e mbajtur nga Bashkim Shehu prej vitit 2015, por për këtë të fundit kuksianët ja thanë vetë dy fjalë.
“Ne duhet të na e dëgjosh pak zërin. E kam në shumë aspekte. Ju lutem zoti kryetar mos na i bini nga Tirana më këta njerëz se po na shtypin këtu në Kukës. Nuk po dëgjojnë zërin e masës këtu. Nuk po përfillin fare njerëzit, demokratët”.
“Një kryetar bashkie, jo që i mbyll derën e bashkisë, por që hap dyert”.
Problemet kuksianët ja parashtruan për të marrë një qëndrim dhe Lulzim Basha i prezantoi zgjidhjet në programin e tij.
“Fatura totale e shpronësimit për afro 5000 familje është 70 milionë Euro. Hapi i parë që do të bëjmë do është ngritja e Komisionit të Posaçëm Shtetëror për shpronësimet dhe dëmshpërblimin. Të gjitha normat e shpronësimit me normë tregu do t’i japim japim jo me VKM, me ligj do i kalojmë në parlament. Dhe e treta që ju jap fjalën nuk ju jap fjalën që do ta mbarojmë dëmshpërblimin me një vit, por do bëjmë gjithçka që brenda dy viteve të para, buxheti të shpërblejë duke bërë edhe akordimin me ato maskarallëqe që ju venë në qafë”./abcnews.al
Ещё видео!