#Serbi #zgjedhjepresidenciale #parlamentare
Serbia mbajti sot zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Paralelisht u mbajtën edhe zgjedhje lokale për disa komuna, përfshirë edhe për kryeqytetin serb, Beogradin.
5 vjet pasi fitoi mandatin e parë si president, Vuçiç vazhdon të jetë faktor dominuese në Serbi dhe favoriti kryesor për të fituar edhe zgjedhjet edhe për një mandat tjetër.
“Besoj në një fitore domethënëse dhe bindëse dhe besoj se secili do të marrë atë që meriton” – tha Vuçiç për gazetarët pasi votoi në Beograd duke konsideruar si kritike ruajtjen e paqes, stabilitetin dhe përparimit ekonomik.
Sfiduesi kryesor i Vuçiçit në këto zgjedhje është ish-shefi i ushtrisë Zdravko Ponosh, një gjeneral në pension, pro Bashkimit Evropian dhe që përfaqëson kampin opozitar.
Por sipas sondazheve, Vuçiç ka një epërsi të theksuar ndaj rivalit të tij kryesor, ndërsa pritet që në raundin e parë të marrë rreth 60 për qind të votave.
Po ashtu forca e tij politike, partia progresiste serbe pritet të marrë për herë të parë shumicën e vendeve në parlament.
Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe partitë shqiptare të luginës së Preshevës të cilat garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare.
Serbët në Kosovë nuk u lejuan të votojnë brenda vendit, madje as ata në veri të Mitrovicës. Siç duket edhe nga pamjet ata janë marrë me autobusë të shumtë për të votuar në qytetet serbe pranë kufirit.
Qeveria në Prishtinë nuk lejoi as mbajtjen e referendumit serb të 17 Janarit pavarësisht presionit të vendeve të QUINT-it.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!