“Nuk mund të vdesësh kështu”. Kjo pankartë e shkruar me dorë gjendet një ditë më pas në vendin ku një algjerian vrau me një pushkë peshkimi 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri në periferi të Ankonës. Mediat italiane i kanë bërë jehonë dëshmisë së vëllait të tij më të vogël, Xhulianos që ka rrëfyer se si Klajdi ndërhyri për të ndarë sherrin ku ishte përfshirë një miku i tij italian dhe fatkeqësisht humbi jetën. Ai thotë se të gjithë ishin nisur në det me dy makina, por në një moment vunë re se miku i tyre po grindej jashtë makinës me dikë tjetër.
“Vëllai im zbriti menjëherë për t'i ndarë. Ai u kthye nga vrasësi dhe i tha: “Çfarë po bën? A nuk e sheh se ka një gruan dhe 2 fëmijë të vegjël në makinë? Largohu!" Zbrita edhe unë. U duk se situata u zgjidh, por me gjithë qetësinë e kësaj bote algjeriani hapi derën e pasme të makinës ku qëndronte e dashura e tij dhe nxori shtizën. Sapo e pashë, i bërtita vëllait: “Ik, ik! Fshihu. Ai ka armë”. Unë u përkula pas makinës. Dhe vëllai im u përpoq, por pa sukses. Nga një distancë prej 2-3 metrash algjeriani e qëlloi në gjoks. Më pas mori shtizën dhe u largua qetësisht”.
18-vjeçari tregon se vëllai ndërroi jetë menjëherë në krahët e tij. I pikëlluar ai kërkon ndihmë për të kthyer trupin në Shqipëri. Të njëjtën kërkesë bëri edhe babai i 23-vjeçarit nga Lushnja, i cili i përlotur kërkon drejtësi për të birin.
“Dua drejtësi për fëmijën tim, për çfarë arsye i ka ndodhur kjo se ai ishte në lule të rinisë, 23 vjeç e nuk e shijoi dot një jetë, që të krijonte familje, të krijonte diçka. E ka vëllain e tij atje, është 18 vjeç, e ka parë skenën live. Ai po përballet nëpër komisariate të Italisë, nëpër funerale, është i vetëm. Unë s’kam mundësi që të iki, s’kam as pasaportën, nuk kam!”
Klajdi Bitri u godit me pushkë peshkimi nga një 28-vjeçar algjerian, i cili u arrestua 4 orë më vonë nga karabinierët pasi kishte kaluar kohën në plazh. Ai ishte me të dashurën e tij, për të cilën të afërmit e 23-vjeçarit gjithashtu kërkojnë hetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!