Është lënë i lirë Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe. Rrok Pepaj ra në prangat e policisë 3 ditë pas vrasjes së të rinjve, nën akuzën se kishte dijeni për parcelën e hashashit, për të cilën ndodhi edhe ngjarja e rëndë.
Ndërkohë avokati mbrojtës është shprehur se arrestimi i Pepajt ishte i padrejtë. 62-vjeçari është lënë i lirë pasi nuk kishte prova se parcela me kanabis ishte e tij. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ai tha se përgjegjësitë janë individuale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në tetor të 2020, ku Daniel Pepaj, dyshohet se ka vrarë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, të cilët u gjetën të pajetë pranë parcelave me drogë. 25 vjeçari dyshohet se është dhunuar nga dy djemtë e tjerë, pasi ata e akuzonin se u ka vjedhur lëndët narkotike. Pas përplasjes, Pepaj i ka dërguar dy kushërinjtë e tij në një zonë të thellë në Vrith, me pretendimin se do t’u kthente pas kanabisin e vjedhur, por i ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke i lënë të vdekur në vend.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjykata#DanielPepaj#TopChannel
Ещё видео!