[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Pavarësisht se kush do të ulet në zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Hilary Clinton apo Donald Trump, politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë nuk do të ndryshojë. Këtë mendim ndajnë ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo dhe analisti Preç Zogaj. Milo dhe Zogaj shprehen se do dëshironin të shihnin Hilary Clinton Presidente të Amerikës. Por janë të bindur se deklaratat kundër emigrantëve të Trump apo për ndryshim të politikës së jashtme, nuk do të gjejnë hapësira, edhe nëse republikani do të zgjidhet ne Shtëpinë e Bardhe. Shqipëria shikon tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleaten strategjike të saj, jo vetëm për hir të së kaluarës historike, rolit që SHBA kanë luajtur për pavarësinë e Kosovës, por edhe bazuar në vlerësimin si vendi me ndikimin më të madh në zhvillimin e demokracisë shqiptare.
Ещё видео!